Dhunon bashkëshorten dhe kërcënon të birin, arrestohet 55-vjeçari nga Elbasani

Kronikë e zezë

Dhunon bashkëshorten dhe kërcënon të birin, arrestohet 55-vjeçari nga Elbasani

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:07
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 55-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe ka kërcënuar djalin e tij.

Personi i arrestuar është Gëzim Gogofti, dyshohet se për motive të dobëta ai të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kërcënuar me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç

Në lidhje me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat