Një person ka raportuar se një i dyshuar e ka sulmuar një person me një mjet të mprehtë-thikë duke i shkaktuar lëndime.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Bulevardi i Pavarësisë’ në Gjilan, mbrëmjen e djeshme.
Policia e ka cilësuar rastin si vrasje në tentativë.
Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./BS