Ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në Vlorë 52-vjeçari

Kronikë e zezë

Ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet në Vlorë 52-vjeçari

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

Policia Kufitare e Vlorës ka arrestuar një 52-vjeçar nga Fieri, i shpallur në kërkim nga policia italiane për trafik droge.

Më konkretisht është arrestuar Bardhul Myrselaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma, Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale ”Trafik droge”.

Policia ka njoftuar se shtetasi  Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat