Tragjike në familjen korçare, humb jetën foshnja

Kronikë e zezë

Tragjike në familjen korçare, humb jetën foshnja

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 17:24
Ilustrim

Një foshnje ka humbur jetën në periferi të Korçës. Ngjarja ka ndodhur gjatë së dielës në fshatin Zvezdë të Maliqit.

Në banesë ka vdekur foshnja A.Xh., 1 vjeç, bëjnë me dije burime policore.

I vogli është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtojnë të njëjtat burime.

Mësohet se nëna ka thënë se djali i vogël, kohëve të fundit nuk ndihej mirë, por kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë virozë kalimtare.

Ajo ka mbetur e shokuar në momentin që ka konstatuar vdekjen e të birit.

Në trupin e të voglit nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime, duke bërë që të klasifikohet si “vdekje e bardhë”.

Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për vdekje natyrale.

Referuar njoftimit zyrtar të policisë, hetimet kanë nisur më datë 8 tetor, por është bërë publik vetëm këtë të hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat