Tropojë, policia kap mat vrasësin e arratisur pas akuzave për trafik droge

Kronikë e zezë

Tropojë, policia kap mat vrasësin e arratisur pas akuzave për trafik droge

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:48
Tropojë

Policia e Tropojës ka arritur të arrestojë një shtetas të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, dhe i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes me dashje.

Në prangat e efektivëve ka rënë 51 vjeçari Pëllumb Matoshi, banues i fshatit Fierzë.

Policia e ka kërkuar 51 vjeçarit që nga dita e shtunë, ku në një shtëpi të pabanuar, në emër të tij, janë gjetur nga uniformat blu, një sasi prej 25 kilogramësh lëndë narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat