Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ndodhi rreth 500 metra poshtë tregut ushqimorë, ku një makinë ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.