Drogë nga Shqipëria, sekuestrohen më shumë se 1.5 ton në Itali

Kronikë e zezë

Drogë nga Shqipëria, sekuestrohen më shumë se 1.5 ton në Itali

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:53
Ilustrim

Një sasi e madhe drogë është sekuestruar në orët e para të ditën së sotme në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se një kamion me 1537 kg drogë, është sekuestruar në Brindisi, ku mësohet se ajo vinte nga Shqipëria me gomone.

Mësohet se droga pasi ka mbërritur në Itali, është shkarkuar në një zonë të mbrojtur, ndërsa më pas është ngarkuar në një kamion që drejtohej nga një italian.

Për të bërë roje, ishte caktuar një shqiptar, ndërsa policia italiane ka vënë në pranga si shqiptarin 32-vjeç me iniciale N.S, po ashtu edhe italiane me iniciale M.M.

Policia kishte vënë re kamion me mbishkrimin ‘Traslochi’ dhe i është vënë në ndjekje, ku më pas është bërë i mundur edhe ndalimi i tij.

Pas kontrollit të kamion, policia ka sekuestruar 1537 kilogramë kanabis sativa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat