Detaje nga arrestimi i 34-vjeçarit nga Shijaku, ja ku e kishte fshehur drogën

Kronikë e zezë

Detaje nga arrestimi i 34-vjeçarit nga Shijaku, ja ku e kishte fshehur drogën

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 13:30
Policia e Durresit

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e 34-vjeçarit, Emiljan Gjepali, që u ndalua dje në Durrës pas 4 muajsh arrati për posedim droge dhe armësh.

Policia raportoi se më 16 qershor 2017 Gjepalit iu sekuestruan drogë, municione luftarake dhe armë. Mësohet se Gjepali kishte fshehur 150 gramë kokainë në shtëpinë e të vëllait.

Gjepali dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat