Konfiskohen armë në fshatin Peran të Podujevës

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në fshatin Peran të Podujevës

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:24
Konfiskohen armë në fshatin Peran të Podujevës

Policia njofton se sot në orën 9:00 të mëngjesit njësitë policore të stacionit të Podujevës kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Peran të Podujevës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore, është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.

Në atë lokacion zyrtarët policorë  kanë gjet dhe sekuestruar:  një Pushkë  Automatike  AK -  47 , një revole e  tipit Ecol  Special , tre karikatorë si dhe rreth 100  fishekë të llojeve dhe  kalibrave të ndryshëm

Lidhur me këtë rast në stacion është shoqëruar një person R.J i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit është  liruar në procedurë të rregullt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat