Aksident në Devoll, vdes 70 vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksident në Devoll, vdes 70 vjeçarja

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Një 70-vjeçare ka gjetur vdekjen në zonën e Devollit në Shqipëri pas një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të martë.

E moshuara me inicialet L.K. është përplasur nga një karrocë që tërhiqej nga një kalë.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe ka nisur veprimet proceduriale ndaj shtetasit me inicialet S.S., 41 vjeç, i zoti i karrocës që aksidentoi të ndjerën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat