Karroca e kalit përplas për vdekje të moshuarën

Kronikë e zezë

Karroca e kalit përplas për vdekje të moshuarën

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 17:32
Ilustrim

E moshuara përplaset nga një karrocë kali, gjen vdekjen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Miras, ku shtetasi S.S, 41 vjeç, duke drejtuar një mjet karrocë të tërhequr me kalë, ka aksidentuar shtetasen L.K, rreth 70 vjeçe, banuese  në fshatin Miras.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ndaj drejtuesit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.  Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat