Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Nice, arrestohen 14 prostituta dhe 3 shqiptarë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Nice, arrestohen 14 prostituta dhe 3 shqiptarë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 20:16
ilustrim

Të paktën 17 persona, mes të cilëve tre shqiptarë kanë përfunduar mëngjesin e djeshëm në prangat e policisë franceze gjatë shkatërrimit të një rrjeti prostitucioni në Nice.

Mësohet se tre shqiptarët menaxhonin aktivitetin kriminal, që vepronte në Rivierën Franceze. Tutorët shqiptarë, emri i të cilëve mbetet i panjohur vendosnin vajzat në lagje të ndryshme të Nices për të prostituuar.

Vajzat detyroheshin nga tutorët të jetonin në apartamente me qira në lagjet e varfra përgjatë stacionit hekurudhor Thiers.

Përveç 3 tutorëve, katërmbëdhjetë prostituta u arrestuan gjatë aksionit. Ndërkohë autoritetet franceze po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të skemës së rrjetit dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat