Goditi me thikë të moshuarin, arrestohet 41-vjeçari nga Peqini

Kronikë e zezë

Goditi me thikë të moshuarin, arrestohet 41-vjeçari nga Peqini

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme autorin e plagosjes së 61-vjeçarit  ndodhur në Lagjen “Xhami” Peqin disa ditë më parë.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se kanë arrestuar 41-vjeçarin e me iniciale K.C, edhe ky banues po në Peqin.

41-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi disa herë me thikë E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ai do të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzat "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat