17-vjeçari rrihet dhe hidhet jashtë autobusit 65

Kronikë e zezë

17-vjeçari rrihet dhe hidhet jashtë autobusit 65

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një nxënës i shkollës së mesme pasi u rrah nga një grup të rinjsh u hodh jashtë nga autobusi me numrin 65, i cili udhëtonte në drejtim të Stajkovcit, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.

Sipas MPB-së, rasti ka ndodhur rreth orë 19:00 në rrugën “Alia Avdoviq” në autobusin me numër 65 i cili udhëtonte në drejtim të lagjes Çento drejt Stajkovcit, në pikën e ndalesës te shkolla fillore “25 Maji”, ku një grup i nxënësve e hedhën jashtë djaloshin 17 vjeçar nga fshati Smillkovcës, nxënës në vitin e katërt pranë shkollës së mesme “Asuc”. Ata e kanë sulmuar edhe fizikisht 17-vjeçarin në pjesën e kokës dhe trupit. Njëri prej sulmuesve ka përdorur edhe mjet të fortë duke e sulmuar 17-vjeçarin në kokë, nga ku më pas grupi sulmues ka ikur.

Me veturën e Ndihmës së Shpejtë 17-vjeçari është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat