Detajet e plota nga plagosja me armë zjarri në Shkodër

Kronikë e zezë

Detajet e plota nga plagosja me armë zjarri në Shkodër

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 07:27
Hermes Beqiri

Shtetasi Hermes Beqiri u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Shkodrës. Policia ngriti post-blloqe në qytet dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Në mbrëmje, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 20-vjeçar është qëlluar me armë të zjarrit duke mbetur i plagosur. Shtetasi Hermes Beqiri 20 vjeç u qëllua me armë zjarri, duke mbetur i plagosur. Beqiri ishte duke qëndruar në një nga lokalet e Shkodrës kur edhe u qëllua me armë të zjarrit. Ai u qëllua nga persona, që ende nuk janë identifikuar nga ana e forcave policore. Policia ka bërë më dije se është duke punuar për të identifikuar autorët dhe gjithashtu edhe për të arrestuar ato.

“Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultuar se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasi i lartpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit në D. V. P. Shkodër Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak policor.

 Por policia pasi ka kërkuar ka gjetur edhe personin që qëlloi mbi të riun. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në Spitalin e Shkodrës, në gjendje të rëndë për jetën. Forcat blu kanë thënë se autori u vu në pranga, pasi menjëherë policia është vënë në punë të menjëhershme për të zbardhur ngjarjen në mënyrë të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat