Ngjarje e rëndë në Gjilan: Vëllai ther vëllanë më thikë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Gjilan: Vëllai ther vëllanë më thikë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 09:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën është arrestuar një person në Gjilan pasi ka therur vëllain e tij me thikë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe  kërkuar trajtim mjekësor

“Me 04.11.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur  ka therur me thikë vëllain e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe  kërkuar trajtim mjekësor. Te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tri thika dhe një sopat dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat