Vdes në spital gruaja nga Lezha që i vuri flakën vetes

Kronikë e zezë

Vdes në spital gruaja nga Lezha që i vuri flakën vetes

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 11:36
Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, gruaja 45-vjeçare e cila një ditë më parë u vetëdogj me benzinë në Lezhë, në fshatin Tresh ku ajo jetonte.

B.P, ishte me probleme të shëndetit mendor. Në një ambient ngjitur me banesën ajo leu trupin me benzinë dhe i vuri  flaken vetes.

Para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës por s’i ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe  menjëherë i ka vënë flakën vetes.

Kunata ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por 45-vjeçarja kishte pësuar djegie të  rënda në trup.

Pas ndihmës së parë  mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës, ajo u transportua për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Por gjatë ditës së sotme ndërroi jetë.

B.P vuante prej kohësh nga sëmundje mendore, kjo e pasqyruar edhe në kartelën mjekësore.

Edhe para disa vitesh gruaja ka tentuar të helmojë veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat