Deti nxjerr pako me drogë në bregdetin italian

Kronikë e zezë

Deti nxjerr pako me drogë në bregdetin italian

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 12:40
Pako me drogë

Autoritetet italiane në Vernole kanë gjetur pako me drogë që dyshohet se u kanë rënë trafikantëve gjatë trafikut nga brigjet shqiptare.

Përgjatë bregut të Adriatikut, dy pako me kanabis u gjetën pothuajse në breg të detit.

Pako ishin të lidhura dhe të mbështjella mirë.

Brenda tyre kishte në total 48 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike u sekuestrua nga policia italiane.

Këta të fundit dyshojnë se pakot me kanabis janë braktisur nga trafikantët kanë humbur në det gjatë transportit nga brigjet e afërta të Shqipërisë drejt jugut të Italisë.

Autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje më këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat