1 muaj paraburgim për shpërndarje të narkotikëve

Kronikë e zezë

1 muaj paraburgim për shpërndarje të narkotikëve

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 18:28
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 pika 1.9 të Kodit Penal të Kosovës.

Të pandehurit M.M i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M, pa autorizim ka shpërndarë, shitur dhe transportuar substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, andaj caktimi i masës së paraburgimit ndaj të njëjtit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale, sepse nëse i pandehuri do të gjendet në liri, do të ketë mundësi të pengon rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar apo falsifikuar provat e veprës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat