Marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, arrestohet nga policia

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:40
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar nga fshati Çukë i Sarandës është arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Vangjel Selimi, është kallëzuar nga nëna e vajzës, T. Q., 13 vjeçe, se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se Selimi ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat