Policia njofton për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15 në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur një pako me cigare.
Në raportin e Policisë thuhet se nuk ka të lënduar në këtë rast.
Po ashtu, një rast tjetër i grabitjes nën kërcënimin e thikës ka ndodhur po ashtu mbrëmë rreth orës 20:30 në rr. “Rexhep Krasniqi”, në kryeqytet.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 20 euro para të gatshme.
Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar nga thika e grabitësit.