Atentati në Fier, shënjestra ishte një nga të fortët e qytetit

Kronikë e zezë

Atentati në Fier, shënjestra ishte një nga të fortët e qytetit

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 12:39
Fier

Ende nuk është e qartë kush ishte shënjestra e atentatit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Fier.

Në njoftimin e policisë thuhet se pronari i lokalit ishte bashkë me 3 persona të tjerë kur u qëllua me armë nga një person jashtë lokalit.

Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit, por nuk jep emrin e tij.

“Dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. P., 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim” thuhet në njoftim.

Burime jo zyrtare thonë se dyshohet se “një nga eksponentët e krimit në Fier mendohet se ishte në shënjestër të atentatit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat