Arrestohet për drogë, 26-vjeçari nga Saranda arratiset me pranga në duar

Kronikë e zezë

Arrestohet për drogë, 26-vjeçari nga Saranda arratiset me pranga në duar

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Policia Sarandë ka shpallur në kërkim E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, Mustafa Idrisllari, i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ai po ashtu në bashkëpunim me Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë F.M.

E.I u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit. 

"Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas ne numrat 112 dhe 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.", -thuhet ne njoftimin per mediat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat