Sekuestrohen 39 kg drogë në Vlorë, 6 të arrestuar

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 39 kg drogë në Vlorë, 6 të arrestuar

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 15:15
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme  6 persona, si dhe ka sekuestruar 39 kg drogë.

Mësohet se në pranga është vënë Erjon Danaj, 33 vjeç, banues në Kotë, pasi gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis Sativa, në total 9.7 kg.

Po ashtu, policia e Saradnës ka arrestuar Mustafa Idrisllari, 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë, Feti Idrisllari, 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë); Asllan Pashaj, 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në pranga janë vënë edhe Fiqirije Pashaj, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë); Kosta Pashaj, 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat