Ndërron jetë roja i shkollës në Tiranë

Kronikë e zezë

Ndërron jetë roja i shkollës në Tiranë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 17:12
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm u gjet pa jetë roja i një shkolle të mesme në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Policia ka bërë me dije se shtetasi me inicialet S.Ll 64 vjeç u gjet pa shenja jete. Forcat blu kanë kryer veprimet proceduriale dhe kanë arritur në përfundimin se personi që ndërroi jetë nuk kishte shenja në trup, çka nënkupton se nuk ka pësuar lëndime nga persona të tjerë. Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrore. Familjarët janë shprehur se i moshuari vuante nga një sërë sëmundjesh si zemra, tensioni dhe diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat