Burri u kishte borxh, ia ngulfasin gruan 25 vjeçare

Kronikë e zezë

Burri u kishte borxh, ia ngulfasin gruan 25 vjeçare

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 19:22
Ilustrim

Dy persona kanë dashur ta ngulfasin 25 vjeçaren N.T. nga Manastiri për shkak se gjoja bashkëshorti i saj u ka pasur borxh. Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje rreth orës 20 e 30 minuta.

“Me datë 05.11.2017, rreth orës 22 në Stacionin policor – Manastir, N.T. (25) nga Manastiri ka denoncuar se rreth orës 20 e 30 minuar, dy persona kanë shkuar në shtëpinë e tyre dhe e kanë kërkuar bashkëshortin e saj ?.?.(31), me ç’rast pas një zënke të shkurtër, për shkak të gjoja hesapeve të papastruara rreth borxhit, njëri prej tyre e ka kapur për fyti dhe ka filluar ta ngulfasë, kurse personi tjetër fizikisht e ka sulmuar bashkëshortin e saj. Gjatë ngjarjes personat kanë marrë 3.000 denarë nga N.T. dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë rastit, A.T. ka goditur një dritare me ç’rast ka prerë dorën”, njoftoi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat