Një arsimtar në mënyrë fizike e ka sulmuar nxënësin e tij

Kronikë e zezë

Një arsimtar në mënyrë fizike e ka sulmuar nxënësin e tij

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Një shkupjan ka paraqitur rast në polici se në shkollën fillore “26 korriku” personi Z.K (50) nga Shkupi, i punësuar si arsimtar në shkollë, në mënyrë fizike e ka sulmuar nxënësin e tij 12 vjeçar, njofton nga MPB-ja,

Sipas paraqitjes, ai e ka goditur fëmijën në pjesën e fytyrës, me çka i ka shkaktuar lëndim të dukshëm nga ana e majtë e fytyrës. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat