Shisnin drogë nëpër shkollat greke, 8 shqiptarë në pranga

Kronikë e zezë

Shisnin drogë nëpër shkollat greke, 8 shqiptarë në pranga

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 10:16
Droga e kapur nga policia

Një grup shqiptarësh që merreshin me shitje droge nëpër shkolla është shkatërruar dhe 10 persona janë vënë në pranga. Tetë prej të arrestuarve janë shqiptarë dhe dy të tjerë grekë.

Këta persona, sipas policisë greke janë arrestuar duke shpërndarë drogë pranë shkollave në Zografo, Kaisariani, Pagrati dhe Virona.

Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar 100.000 euro.

Të gjithë të arrestuarit janë të moshave 16 deri 26 vjeç. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat