Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, çifti humb jetën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, çifti humb jetën

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Rreth orës 17:00 në magjistralen Gjilan – Kamenicë ka ndodhur një aksident ku për pasojë kanë humbur jetë dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Bëhet fjalë për një aksident me fatalitet, ku të vdekur besohet se kanë mbetur burrë dhe grua”, ka thënë Hashani.

“Vdekjen e tyre në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, ka thënë ai.

Hashani ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, pro që shkaqet që kanë quar deri te kjo fatkeqësi, sipas tij nuk dihen.

“Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka shtuar ai.

Hashani ka thënë se nuk dihet numri i personave tjerë që mund të kenë pësuar lëndime nga ky aksident.

Image

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, vdes një person

Para disa minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë në të cilin janë involvuar tri vetura. Një grua ka vdekur, ndërsa nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda edhe një burrë. Lajmin e ka konfimruar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

Hashani tha se në aksident ka humbur jetën një grua ndërsa një burrë ka pësuar lëndime të rënda.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, janë involvuar tri vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjës janë policia dhe ekipi mjekësor”, tha Hashani.

Lexuesit kanë raportuar se në aksident ka të vdekur ndërsa kolona ka arritur deri në katër kilometra.

Mëngjesin e sotëm pasi shkaktoi vetë-aksident ka humbur jetën një person te Parku i Biznesit në Drenas.

Ndërsa dje në Koshtovë të Mitrovicës vetura e ka goditur për vdekje një këmbësor 69 vjeçar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat