Digjet një furgon me mallra

Kronikë e zezë

Digjet një furgon me mallra

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:35
Furgoni i djegur

Një furgon mallrash është djegur gjatë natës në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur para banesës së pronarit të furgonit, ndërsa dyshohet që të ketë qenë e qëllimtë.

Pronari i furgonit thotë se më herët ia kanë vjedhur atë, ndërsa tani, gjatë djegies, i kanë hedhur naftë për ta djegur plotësisht.

Policia po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat