Kapet grupi me shqiptarë që shpërndante drogë në Greqi

Kronikë e zezë

Kapet grupi me shqiptarë që shpërndante drogë në Greqi

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:40
Gjërat e sekuestruara nga Policia

Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve.

Në sajë të operacionit, të zhvilluar në Athinë, janë arrestuar 11 persona, një prej të cilëve nga Shqipëria.

Sipas medieve të vendit fqinj, i gjithë grupi, që merrej me shpërndarjen e drogës, drejtohej nga një shqiptar i burgosur.

Për këtë të fundit nuk është bërë publik emri, por vetëm mosha, 35 vjeç.

I riu shqiptar ishte arrestuar për trafik kokaine me 13 tetor 2017 në portin e Pireut. Sipas mediave greke vitet e fundit ky grup ka fituar mbi 200.000 euro nga aktiviteti i paligjshëm trafikimi i drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg e 615 gram kokainë, 750 gram përzierës, 59 mijë euro, 30.000 lek të reja shqiptare, dy kartmonedha false me prerje 50 dhe 20 euro, 6 makina luksoze, 1 motor, 18 celularë, 3 libreza banke, 2 karta krediti etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat