Aksidenti i frikshëm në Vlorë, pamje shokuese nga fluturimi i makinës

Kronikë e zezë

Aksidenti i frikshëm në Vlorë, pamje shokuese nga fluturimi i makinës

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Pamje nga video

Një aksident i rëndë ndodhi në Vlorë.

Në të u përfshinë katër makina dhe një person mbeti i plagosur rëndë. ABC News ka siguruar videon e kësaj ngjarjeje.

Janë pamjet e një aksidenti të frikshëm në Vlorë

Ngjarja ka ndodhur të dielën, por ABC News siguroi videon nga një kamer sigurie.

Katër makina u përfshinë në ngjarje, dhe një person u plagos rëndë. Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike.

BMV- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy benza.

Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.

Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat