Eksploziv makinës Benz të gruas nga Vlora, dalin detajet e para

Kronikë e zezë

Eksploziv makinës Benz të gruas nga Vlora, dalin detajet e para

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:50
Ilustrim

Nje shperthim ekzplozivi ne mjetin e nje gruaje ne Vlore. Sipas te dhenave te para te poloicise shpërthimi në një mjet tip Benz ka ndodhur rreth orës 05:20 te mengjesit te sotem. 

Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur ‘7 Pallatet’ tek Uji i Ftohtë, ne rrethana dhe per shkaqe qe ende presin te sqarohen nga policia. 

Mesohet se mjeti ishte ne pronesi te nje gruaje 42-vjecare me emrin Vejushe Dalipaj. Mjeti nga shperthimi ka pesuar demtim ne pjesen e tij te perparme. Policia ka nisur hetimet.

Informacion paraprak

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat