Sherri në Bllok dhe të shtëna me armë, arrestohet 27-vjeçari që u godit me grushta

Kronikë e zezë

Sherri në Bllok dhe të shtëna me armë, arrestohet 27-vjeçari që u godit me grushta

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një sherr i madh mes të rinjsh ka ndodhur gjatë natës në zonën e Bllokut, ku janë përfshirë disa të rinj e ku ka pasur rrahje me grushta e deri të shtëna në ajër.

Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka arrestuar Erlis Dukën, personin e goditur me grushta në këtë sherr për shkak se nuk e kallëzoi krimin. Rreth 15 persona janë marrë në pyetje dhe po vazhdon hetimi.

Policia njoftoi se "më datë 10.11.2017, rreth orës 1:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Brigada e 8" ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje ku nga verifikimet paraprake rezultoi se : Në rrugën " Brigada e 8", ka patur një konflikt mes disa të rinjsh.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushta. Shtetasi Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale "Moskallëzim Krimi". Gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri. Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat