Rrahen vëllezërit në Dragash, njëri bëhet për spital

Kronikë e zezë

Rrahen vëllezërit në Dragash, njëri bëhet për spital

Nga: Bota Sot Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, pasi që ai ka sulmuar vëllain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat