Kishte fshehur armë e silenciator në banesë, pranga 34-vjeçarit

Kronikë e zezë

Kishte fshehur armë e silenciator në banesë, pranga 34-vjeçarit

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kamzës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij dhe të bashkëjetueses së iu gjet një armë zjarri me fishekë dhe një silenciator.

Bëhet e ditur se nga Specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M, 34 vjeç, banues në Kamëz, pasi rreth orës 18:30, në rrugën “Bulevardin Blu“ Kamëz, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij, B.H, në tavanin e banesës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator) .

Mësohet se materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat