Detaje të reja kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një adoleshent ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes dy adoleshentëve, dhe sipas burimeve për mësohet se shkak është bërë një ngacmim me fjalë që 16-vjeçari me inicialet A.M i ka bërë kushërirës së autorit, shkruan Balkanweb.
Ky i fundit nuk ka duruar dhe ka e qëlluar me thikë në bark viktimën, duke e plagosur rëndë. 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin, 17-vjeçarin me inicialet R.M, si dhe ka sekuestruar armën e ftohtë. Do të jetë deklarata e tij dhe dëshmia e të pranishmëve në vendngjarje ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.