Aksident afër Aeroportit

Kronikë e zezë

Aksident afër Aeroportit

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 08:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në afërsi të Aeroportit të Prishtinës ka ndodhur sot një aksident komunikacioni.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Nga fotot e ardhura në kallxo shihet se aksidenti ka kaluar me dëme materiale, ndërsa në vend të ngjarjes ndodhet policia.

Që prej ndryshimit të kushteve atmosferike, rënies së temperaturave, reshjeve e mjegullës, kanë filluar të ndodhin më tepër aksidente.

Të enjten pasi 3 persona vdiqën në dy aksidente brenda 24 orësh, policia apeloi për kujdes të shtuar në trafik.

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë 277 persona kanë vdekur në aksidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat