"Më dhunon gruaja", korçari befason policinë

Kronikë e zezë

"Më dhunon gruaja", korçari befason policinë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 23:30
Ilustrim

Një 38-vjeçar ka denoncuar bashkëshorten në polici.

Policia e Korçës njofton se dje u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C 38 vjeç, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C 33 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 , “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat