Sekuestrohen dy pistoleta në Prizren

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy pistoleta në Prizren

Më: 11 janar 2018 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia e Prizrenit raporton se rreth orës 19:40 minuta në fshatin Reshtan, në afërsi të shkollës së mesme e Ulët “Flamuri i Arbrit” një patrullë policore i ka ndaluar tre persona dhe gjatë kontrollit, tek njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”. Pas intervistës, i dyshuari është liruar ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Ndërkaq hetuesit rajonalë në fshatin Zhur e kanë sekuestruar një pistoletë te kalibrit 8mm model FBI 800. I

I dyshuari i këtij rasti e kishte ekspozuar armën në rrjete sociale. Gjatë intervistës, i dyshuari pretendon se armën e kishte gjetur tek lumi Drin e më pas ia kishte shitur një të dyshuari tjetër.

Edhe i  dyshuari i dytë është intervistuar e më pas prokurori i shtetit ka urdhëruar që kallëzimi penal dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme, ndërsa të dyshuarit lirohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat