Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, për shkak të dyshimit për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
Policia ka thënë se si provë materiale për këtë, ka konfiskuar një telefon.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00./BS