Policia kapë bandën grabitëse tetëanëtarëshe nga Gjilani

Kronikë e zezë

Policia kapë bandën grabitëse tetëanëtarëshe nga Gjilani

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

Policia e Kosovës, njësitë e hetimeve rajonale pas një pune hetimore të organizuar sipas planit Operativ të koduar me emrin “Dhjetori” të datës 26 dhjetor 2017, për hetimin e veprave penale të “Grabitjes”, ngjarje të ndodhura në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, me 11 janar 2018, kanë ekzekutuar urdhrin për bastisje lëshuar nga Gjykata themelore Gjilan.

Kjo ka ndodhur në tetë lokacione të ndryshme, ndaj tetë personave që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës me banim rezident në Gjilan.

Ata dyshohet se mund të jenë të involvuar në së paku tri rastet e “Grabitjeve”.

Pas ekzekutimit të Urdhrit të lartshënuar, tetë të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet e policisë së Kosovës, ata janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprat penale të “Grabitjes”.

Ndaj katër të dyshuarve, pas intervistave në prani të mbrojtësve të tyre, me vendim të prokurorit të shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin se janë të involvuar në veprën penale të “grabitjes” ndodhur në një kazino këtu në qytetin e Gjilanit, me 03 janar 2018.

Ndaj të dyshuarit M. S., është paraqitur Kallëzim Penal për veprën penale; “Mbajtja në pronësi në kontroll dhe në shfrytëzim të armëve të zjarrit, si dhe posedim i substancave narkotike”, dhe i njëjti po me vendim të prokurorit është ndal për 48 orë.

I dyshuari R. Z. pas arrestimi është dërguar menjëherë në vuajtje të një dënimit paraprak të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë pas intervistave janë liruar në mungesë të provave materiale dhe nuk ndërlidhen me ngjarjet e njëjta.

Gjatë kryerjes së urdhër –kontrollit në tetë lokacionet e lartshënuara janë gjetur dhe sekuestruar këto gjësende si prova materiale:

Një pistoletë e llojit Ekol Special 99 cal 9 mm,

Një (1) karikator i të njëjës pistoletë

Dy karikator të armës së zjarrit AK-47.

Një (1) Pistoletë Ekol cal 9mm,

Një(1) karikator i të njëjtës armë.

Një (1) pistoletë e llojit Zoraki M906-B

Një(1) karikatori pistoletës së njëjtë.

Tetë fishek të kalibrit 7.65mm

Një (1) gëzhojë e pistoletës me gazë dhe;

Tri lloje të briskut.

Një (1) shufër metalike

Në cilësinë e provave të qëndrueshme materiale, besohet se është gjetur edhe arma e cila është përdorur nga njëri i dyshuar, në kohën kur është kryer “grabitja” në një kazino në Gjilan, po ashtu janë faktu edhe prova tjera materiale që i kanë gjetur hetuesit dhe të njëjtat lidhen me figurën e veprimeve kriminale, të dyshimtit besohet të kenë vepruar si grup, i organizuar kriminal.

Për të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra në ditët e kaluara dhe gjatë ditës së sotme, shkresat e lëndës janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat