Vendos t’i japë fund jetës 42 vjeçari, dergjet në spital në gjëndje të rëndë

Kronikë e zezë

Vendos t’i japë fund jetës 42 vjeçari, dergjet në spital në gjëndje të rëndë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Një tjetër rast i vetëhelmimit ka ndodhur ditën e djeshme në Shqipëri, ku një shtetas 42 vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke pirë një sasi helmi (fostoksinë).

I riu ka mbërritur në spital dhe aktualisht ndodhet në QSUT, në kryeqytet, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Rastet e vetëhelmimit kanë qenë thuajse të përditshme edhe në këtë fillim muaj të vitit 2018 dhe nuk duket sikur do të ngadalësojnë.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.01.2018, shtetasi K.P, vjeç 42 banues në Mamurras, ka shkuar në poliklinikë i vetëhelmuar me fostoksinë dhe ndodhet në Q.S.U.T. Tiranë, në gjendje të rëndë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat