Aksident në Bulqizë, makina shtyp 16 vjeçarin dhe largohet nga skena

Kronikë e zezë

Aksident në Bulqizë, makina shtyp 16 vjeçarin dhe largohet nga skena

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:19
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, ku i plagosur ka mbetur një adoleshent me inicialet M.L.

I riu 16 vjeçar është goditur nga një makinë, drejtuesi i të cilit ende nuk është identifikuar nga policia. Fatmirësisht për këmbësorin adoleshent përplasja nuk ka qenë vdekjeprurëse. I riu është duke u dërguar në spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë personi që ka kryer aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar për të asistuar të plagosurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat