Drenas: Godet me veturë këmbësoren, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Drenas: Godet me veturë këmbësoren, arrestohet nga policia

Nga: Bota Sot Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili me veturën  tij ka goditur një këmbësore në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Ndërsa, këmbësorja e goditur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale ka goditur këmbësoren –viktimën femër K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-SË.

Me vendim të prokurorit i dyshuari, është dërguar në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat