E rëndë, gruaja përdor thikën e kuzhinës për të prerë damarët - Bota Sot
E rëndë, gruaja përdor thikën e kuzhinës për të prerë damarët

Kronikë e zezë

E rëndë, gruaja përdor thikën e kuzhinës për të prerë damarët

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:32
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një grua 60 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët me një thikë të kuzhinës.

60 vjeçarja në kushtet e gjëndjes së rënduar psikologjike ka prerë damarët me një thikë në banesën e saj. Gruaja është gjetur e shtrirë përtokë dhe e gjakosur nga familjarët të cilët kanë njoftuar urgjencën.

Aktualisht gruaja 60 vjeçare me inicialet D.O, ndodhet në gjëndje të rëndë në spital. Policia ka njoftuar mbi ngjarjen por ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 60 vjeçaren për të shkuar drejt këtij veprimi të rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera