Tragjedi e dyfishtë në Elbasan, nipi ndërron jetë pasi identifikon xhaxhain në morg

Kronikë e zezë

Tragjedi e dyfishtë në Elbasan, nipi ndërron jetë pasi identifikon xhaxhain në morg

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pësuar shok ndërkohë që identifikonte në morg kufomën e xhaxhait të tij.

51-vjeçari R.Osmani, me banim në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërroi jetë në mënyrë natyrale.

Pak orë më vonë, në ambientet e morgut të spitalit Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait, ka gjetur vdekjen Astrit Osmani, 44 vjeç, banues në Elbasan.

Vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Astrit Osmani ka pësuar infarkt, duke mos e përballuar dot skenën e rëndë me kufomën.

Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat