Aksidentohen 9 automjete pranë Tunelit të Krrabës, ndërhyn zjarrfikësja

Kronikë e zezë

Aksidentohen 9 automjete pranë Tunelit të Krrabës, ndërhyn zjarrfikësja

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 17:00 në aksin Tiranë-Elbasan, ekzaktësisht pranë tunelit të Krrabës ndodhi një aksident masiv, ku u përfshinë 9 automjete.

Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës sollën këtë aksident, që paralizoi qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Nga raportimet mësohet se radha e automjeteve në afërsi të tunelit arriti në 1 km, ndërsa lëvizja u devijua për disa nga minuta nga efektivët e policisë në terren.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Për të normalizuar situatën në këtë aks u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat