Sulmohet me armë zjarri, derisa po lëvizte me makinën e tij

Kronikë e zezë

Sulmohet me armë zjarri, derisa po lëvizte me makinën e tij

Nga: B.S Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se person nga Peja ka deklaruar se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij nga një veturë tjetër, një i dyshuar i panjohur, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas viktimës paraprakisht me të dyshuarin kishte një mosmarrëveshje në komunikacion.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat