Brenda kamionit në Durrës u kap 613 kg kokainë

Kronikë e zezë

Brenda kamionit në Durrës u kap 613 kg kokainë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Nje sasi e konsiderueshme kokaine eshte sekuestruar gjate nates ne Portin e Durresit. Gazetari i “Panorama” Leonidha Musai ben me dije se pas peshimit ka rezultuar se brenda kamionit jane sekuestruar 613 kg kokaine. Droga ishte fshehur brenda nje kontenieri me banane qe ndodhej ne shesh qe prej dates 21 shkurt.

Droga eshte kapur brenda nje kamioni qe ishte gati te udhetonte drejt Italise, nderkohe qe mesohet se vinte nga Kolumbia dhe kishte destinacion Evropen.

Sasia e kokaines eshte konstatuar e fshehur brenda kamionit dhe eshte pikasuar gjate kontrollit, nderkohe qe operacioni eshte finalizuar nga Krimet e Renda. Mesohet se trafikantet ishin ne pergjim dhe kjo i ka nxjerre zbuluar, por ende nuk ka detaje rreth identitetit te tyre.

Mesohet gjithashtu se policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, por ai ne deshmine e pare per policine ka mohuar te kishte dijeni se po transportonte sasine e droges.

Nderkohe qe krahas tij jane shoqeruar edhe disa persona. Policia po vijon hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat